Reperi i njohur, Kanye West, ka qenë i martuar me yje të televizioneve, modele dhe së fundmi me biznesmenen, Kim Kardashian.
Me këtë të fundit ai kaloi rreth shtatë vitesh martesë, ndërsa tashmë janë të gatshëm për t’u divorcuar, shkruan Daily Mail.
Është përfolur për dyshen se për muaj të tërë kanë qenë duke jetuar të ndarë, derisa përjetuan krisjet në marrëdhënien e tyre.
Ndarja ndonëse është e fundit për krijuesin e hitit “Stronger”, pas asaj me Amber Rose, Alexis Phifer dhe modelen Sessiliee Lopez.
Disa prej tyre përfunduan miqësisht ndërsa të tjerat jo edhe aq.
Kim Kardashian
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë të martuar për shtatë vite, pas një njohje interesante.
Në vitin 2012, reperi kishte pranuar se është në dashuri me Kim, ndërsa në vitin 2013 pritën në jetë fëmijën e parë, North.
Çifti u martua në 2014-tën, me një ceremoni madhështore në Itali, me familje dha shoqëri.
Vetëm në qershor të vitit 2020, bukuroshja brune ka deklaruar për problemet shëndetësore të reperit, derisa problemet në marrëdhënien e tyre kishin filluar.
Gjatë verës dyshja nuk janë parë së bashku, ndërsa flitej se edhe nuk jetojnë së bashku.
Tashmë në media është raportuar se Kardashian ka nënshkruar letrat e divorcit, ndërsa lidhje e tyre po shkon drejt fundit.
Chanel Iman
Para gruas së tij, Kim Kardashian, Kanye u përfol në masë të madhe për lidhjen me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Chanel Iman.
Romanca mes tyre ndodhi gjatë 2011-tës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht lidhjen.
Krejt kjo pati të ngjarë gjatë një sfilate të modeles në Paris, ndërsa dyshja u panë në një festë pas ngjarjes.
Gjatë asaj kohe, Kanye u lidh gjithashtu me një modele australiane të quajtur Cheyenne Tozzi, Mary-Kate Olsen, Kate Upton, Teyana Taylor dhe madje edhe, Angela Martinin.
Selita Ebanks
Kanye ishte i lidhur me modelen Selita Ebanks në 2010.
Bukuroshja luajti në filmin e shkurtër të këngëtarit të quajtur Runaway, dhe ata u panë së bashku rreth asaj kohe.
Selita në mënyrë të përsëritur mohoi që ajo dhe Kanye të ishin parë ndonjëherë së bashku, kështu që është e paqartë se kur ata mund të jenë ndarë.
Amber Rose
Valltarja e popullarizuar, Amber Rose, ishte me reperin rreth dy vite, prej 2008 deri 2010.
Në paraqitjet e tyre televizive, dyshja kishin respektuar kohën e kaluar së bashku, por deklaruan se nuk janë për njëri-tjetrin.
Sessilee Lopez
Pas ndarjes së tij me Alexis Phifer, Kanye raportohej se është në lidhje me Sessilee Lopez në vitin 2008.
Dyshja u takuan gjatë xhirimeve të këngës “Flashing Lights”, derisa romanca e tyre nuk zgjati për kohë të gjatë.
Alexis Phifer
Para se West të behej artist i popullarizuar, lidhje dashurie pati edhe me stilisten Alexis Phifer.
Ata u bënë së bashku në vitin 2002, ndërsa për gjashtë vite kishin ndarje dhe ribashkime.
Vetëm gjatë 2006-tës ata njoftuan se janë fejuar, derisa 18 muaj më pas paralajmëruan për martesë.
Brooke Crittendon
Derisa ndahej e ribashkohej me Phifer, Kanye nisi të takohej me Brooke Crittendon.
Palët u takuan në prapaskena të një koncerti. Brooke atë kohë punonte si asistente e produksionit në MTV.
Por, në disa intervista, bukuroshja kishte deklaruar se përpos marrëdhënieve intime, nuk kishte pretenduar të kishte diçka më shumë me Kanye.