Rita Ora është bërë temë e faqeve rozë për një lidhje të pretenduar me Jay Z.
Publikimi i albumit të ri të Beyonce, “Lemonade”, ka nxitur thashetheme se këngëtarja shqiptare ka pasur aferë me reperin e famshëm, me të cilin ka bashkëpunuar në planin profesional.
Albumi i ri i divës amerikane flet për tradhtinë dhe është aluduar se shqiptarja është protagonistja në këngët e Beyonce.
Mirëpo, pasi shprehu admirimin e saj për Beyonce, ajo vjen edhe me një sqarim për këto spekulime.
“Zakonisht nuk reagoj ndaj thashethemeve të tabloideve, por më lejoni të sqaroj, këto spekulime janë të pavërteta”, ka shkruar këngëtarja në Twitter. /Telegrafi/
I never usually address tabloid gossip but let me be clear, these rumours are false.
— Rita Ora (@RitaOra) April 26, 2016