Telegrafi

Lideri i pro-rusëve në Luhansk premton referendum që ky rajon t’i bashkohet Rusisë

Rebelët e mbështetur nga Rusia që kanë shpallur pavarësinë e Luhanskut në lindje të Ukrainës, mund të mbajnë referendum për t’ju bashkuar Rusisë, raportojnë mediat e atjeshme duke cituar liderin e tyre Leonid Pasechnik.

Ky rajon që shpalli njëanshëm dhe kundërligjshëm pavarësinë nga Ukraina, nga autoritetet ukrainase konsiderohet si organizatë terroriste, transmeton Telegrafi.

Luhansku gjendet në rajonin Donbas, një territor ndërkombëtarëisht i njohur si territori i Ukrainës.

Konsiderohet si qyteti më i madh i këtij rajoni, ku në Luhansk dhe rrethinë jetojnë afro 1.5 milion banorë dhe udhëhiqen nga Leonid Pasechnik. /Telegrafi/