Site icon Telegrafi

Liderët afrikanë në Rusi, Zelensky: Kërkojini Putinit t’i lirojë të burgosurit politikë

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar një grup liderësh afrikanë që t’i kërkojnë Vladimir Putinit lirimin e të burgosurve politikë.

Presidentët e Zambisë, Senegalit, Komoros, Afrikës së Jugut dhe kryeministrit të Egjiptit, së bashku me zyrtarë të lartë nga Uganda dhe Kongo-Brazzaville, ishin dje në Kiev.

Ata pritet të udhëtojnë në Rusi për një takim me presidentin rus, raporton skynews.

Pas takimit me delegacionin, Zelensky përsëriti se bisedimet e paqes do të ishin të mundshme vetëm kur Rusia të tërhiqet nga zonat e pushtuara.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se liderët ishin “këtu për të ndarë perspektivën afrikane”, ndërsa ai kërkoi një de-përshkallëzimin nga të dyja palët dhe tha se sovraniteti i vendeve duhet të respektohet.

Lexo po ashtu Putin ndal rrjetin e celularëve në Shën Petersburg - zyrtarët ndërkombëtar pa qasje në telefona gjatë samitit ekonomik

Theksojmë se i njëjti delegacion do ta takojë gjatë ditës së sotme presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Misioni në Ukrainë, i pari i këtij lloji nga liderët afrikanë, vjen në vazhdën e nismave të tjera të paqes, si ajo e Kinës, dhe kishte një rëndësi shtesë për vendet afrikane, pasi ato mbështeten në shkallë të ndryshme në dërgesat e ushqimit dhe plehrave nga Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Exit mobile version