Besiktasi po i vazhdon negociatat me Juventusin për Stephan Lichtsteiner dhe dëshiron që marrëveshja të mbyllet para të premtes.
Mbrojtësi i djathtë nuk është përshirë në skuadrën e Juvenusit për Ligën e Kampionëve dhje kjo ka bërë që ai të ketë dyshime për të ardhmen.
Sipas beIN Sports, brenda 48 orëve do të dihet e ardhmja e lojtarit.
Besiktasi ka treguar interesim për lojtarin.
Lichtsteiner pas ardhjes së Mattia De Sciglio dhe Benedikt Howedes, ka pak gjasa të luajë.
Zvicerani është në pozitën e njëjtë siç ishte edhe para një viti, kur kishte mbetur jashtë listës, por kishte mbijetuar te Juve. /Telegrafi/