Ish-mbrojtësi i Lazios dhe Juventusin, Stephan Lichtsteiner, është pensionuar nga futbolli në moshën 36 vjeçare.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli pas një sezoni të fundi të luajtur te Augsburg në Bundesligën gjermane.
Mbrojtësi kaloi 10 vjet në Serie A, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë me Lazion, përpara se të transferohej për të vazhduar suksesin e tij me Juventusin në Torino.
Un saluto e un abbraccio ai miei carissimi fans e followers! Grazie di cuore, Steph 🙏🏻❤️
A kind goodbye and a big hug to my dear fans and followers! Thank you so much, Steph 🙏🏻❤️ #thankyou @SFV_ASF @1886_gc_zuerich @osclilleosc @OfficialSSLazio @juventusfc @Arsenal @FCAugsburg pic.twitter.com/729Yfw7tc7— Stephan Lichtsteiner (@LichtsteinerSte) August 12, 2020
Lichtsteiner fitoi shtatë Scudetto, katër Kupa të Italisë dhe tri Superkupa gjatë kohës së tij në Torino, përpara se të transferohej në Arsenali në gusht 2019.
Veterani, gjithashtu ka luajtur 108 herë nga Zvicra, ku luajti në tre Kupa të Botës dhe në dy Kampionate Evropiane. /Telegrafi/
Ein lieber Gruss und eine Umarmung an meine lieben Fans und Followers! Ich danke Euch von Herzen, Steph 🙏🏻❤️#thankyou @SFV_ASF @1886_gc_zuerich @osclilleosc @OfficialSSLazio @juventusfc @Arsenal @FCAugsburg pic.twitter.com/wg3aYx7Ib7
— Stephan Lichtsteiner (@LichtsteinerSte) August 12, 2020