Telegrafi

Lichtsteiner dhe Asamoah largohen nga Juve, qëndrojnë Chiellini dhe Barzagli

during the serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on February 18, 2018 in Turin, Italy.

Juventusi pritet që gjatë verës të bëjë shumë ndryshime në repartin e mbrojtjes.

Sipas gazetarit Romeo Agresti dyshja Stephan Lichtsteiner dhe Kwadwo Asamoah do të largohen në verë.

Getty

Në anën tjetër lojtarë si Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli pritet të rinovojnë kontrata me klubin.

Dy lojtarë që mund t’i dhënë fund aventurës me Juventusin janë Gigi Buffon dhe ikona tjetër e klubit, Claudio Marchisio.

Lojtari i lindur në Torino nuk preferohet edhe aq nga trajneri Max Allegri. Sipas shkrimeve të fundit flitet për një aventurë të re në MLS të SHBA-së për të.

(Foto: Getty Images)

Leonardo Spinazzola dhe Mattia Caldara do të bashkohen me Juventusin këtë verë nga Atalanta.

Juventusi do të përforcohet dukshëm për të kërkuar suksesin edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/