Telegrafi

Lichtsteiner afër transferimit te Dortmundi

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner thuhet se është ‘shumë afër’ për t’u bashkuar me Borussia Dortmundin.

Reprezentuesi zviceran është në vitin e fundit të kontratës dhe pritet të largohet pas përfundimit të sezonit nga Juventusi.

Skuadra të ndryshme nga Serie A kanë shprehur interesim, por Dortmundi beson në transferimin e tij si agjent i lirë.

Lexo po ashtu Lichtsteiner dhe Asamoah largohen nga Juve, qëndrojnë Chiellini dhe Barzagli

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, ekziston ‘optimizëm i madh’ në taborin e Dortmundit se një marrëveshje do të bëhet.

Lichtsteiner ka fituar gjithë trofetë në Itali me Juventusin (Getty Images)

Milionerët gjerman besojnë se agjenti i reprezentuesin zviceran, i cilit njëheri është edhe vëllai i tij, ka dhënë miratimin e tij për këtë transferim.

Faqja e internetit shpjegon se të dyja palët kanë qenë në kontakt në dy javët e fundit, ndërsa interesi i BVB rrjedh nga dy vera më parë.

Lexo po ashtu Stephan Lichtsteiner: Po largohem prej Juventusit

Calciomercato pret që 34-vjeçari të vendosë stilolapsin në ditët e ardhshme, me kontratën e tij te Juve që skadon më 30 qershor 2018.

Ajo vjen vetëm një ditë pasi Lichtsteiner njoftoi se do të largohet nga Juventusi, duke sjellë fundin e tij shtatëvjeçar në Torino. /Telegrafi/