Site icon Telegrafi

“Libra me zë”, platforma që i dedikohet fëmijëve të verbër dhe me shikim të dobësuar kërkon kontributin tuaj

Platforma online për regjistrim të librave, “Libra me zë”, është realizuar nga një grup vullnetarësh të cilët vazhdimisht do të lexojnë, incizojnë dhe plasojnë librat në uebfaqen www.librameze.com.

Doruntinë Nijazi Jakupi, vullnertare në projekt, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ideja e platformës është menduar për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar.

“Grupi i të rinjëve sidomos dy bashkthemeluesit e projektit, Saranda dhe Egzoni, e kanë nisur këtë iniciativë. Ideja e kësaj është të krijohet një paltformë, ku si fillim është menduar për fëmijët e vërbër dhe me pamje të dobësuar, mandej kemi arritur ta kuptojëm që ka shumë fëmijë, të rinjë, të rritur që kanë problem në të lexuar ende, dhe kemi parë që nuk është vetëm një komunitet i vogël, pavarësisht që shifrat që kemi mundur t’i nxjerrim nga shoqata e të verbërve nuk janë shumë të sakta. Kemi parë që ka numër më të madh të njerëzve”, ka thënë ajo.

Sipas saj platforma pritet të avancohet më shumë, ku siç tha ajo të gjithë personat kanë mundësi ose janë rrugës të mund të dëgjojnë libra.

“Aktualisht ne kemi bërë disa kampanja të caktuara që të mbledhim fonde dhe të ngrisim platformën, aplikacionin, dhe të marrim të drejtën autoriale për shumë libra për t’u lexuar. Të gjithë munden me kontribu me shuma të caktuara. Kemi edhe dy ditë kohë që të mbledhim 35 për qinnd të shumës. Kemi kërkuar një shumë prej katër mijë euro, jemi afër. Nuk ka rëndësi shuma sa është e rëndësishme të kalohet pragu, pastaj kampanja vazhdon. Krejt fondet që mblidhen dedikohen në zhvillim të aplikacionit”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka ftuar të gjithë të kontribojnë me aq sa kanë mundësi.

“Ii ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë bashkatdhetarët, të kontribojnë në projektin tonë. Ata automatikisht kontribojnë në edukimin e fëmijëve dhe personave të verbër dhe me pamje të dobësuar”, ka deklaruar ajo.

Disa informata lidhur me platformën “Libra me zë”.

Uebfaqja www.librameze.com do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, të cilat mund t’i dëgjoni kur udhëtoni, pushoni apo kur dëshironi të mësoni diçka të re.

Kush do të përfitojë nga ky program?

Komuniteti i fëmijëve me të parë të dëmtuar është grupi ynë kryesor i synuar. Librameze.com do të jetë gjithëpërfshirës, ​​pa u kufizuar vetëm për komunitetin me shikim të dobësuar, por edhe për fëmijët, të rriturit që kanë vështirësi në lexim, ata që dëshirojnë të lexojnë, por për shkak të situatës socio-ekonomike nuk mund të përballojnë të kenë libra sa të duan, pastaj komunitetet tjera që kanë vështirësi në kuptimin e gjuhës shqipe do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe në këtë mënyrë të ofrohet një audio-libër në gjuhën shqipe.

Pasi të zhvillohet dhe testohet, si do ta masim suksesin e kësaj ideje?

Çdo muaj ne do të thërrasim 40% të përdoruesve në mënyrë të rastësishme për të marrë reagimet e tyre me pyetjet e anketës në lidhje me përvojën, sfidat dhe rekomandimet e tyre për platformën librameze.com.

Përgjigjjet do të na ndihmojnë të përmirësojmë përvojën e tyre, të masim suksesin e platformës sonë dhe të mësojmë më shumë detaje rreth sfidave të tyre.

Të dhënat e Google Analytics do të na tregojnë shumë për sjelljen e përdoruesve, sa kohë po shpenzojnë në uebin tonë, nga cilat rajone janë përdoruesit që vizitojnë dhe cilat libra janë më të lexuarit.

Ne do të analizojmë të dhënat për të ofruar më shumë nga ato që ka më shumë gjasa të konsumohen.

Cilat mjete na duhen që kjo ide të funksionojë?

Ne kemi nevojë për një web server më të mirë për të ruajtur regjistrimet audio, mjetet për të na ndihmuar të zgjedhim regjistrimet audio në mënyrë që ato të mund të ngarkohen më shpejtë dhe më mirë për përdoruesit dhe Zhvillim të Aplikacioneve për të avancuar më tej platformën, kështu që përdoruesit mund të kenë incizime audio kudo që shkojnë.

Ne vazhdimisht do të krijojmë gjëra të reja dhe t’i përmirësojmë ato, duke përfshirë edhe më shumë përmbajtje, por edhe duke e mbajtur atë të thjeshtë për fëmijët dhe të rriturit me shikim të dëmtuar, në mënyrë që ata të ndihen rehat duke përdorur platformën tonë dhe mund të përjetojnë leximin gjatë dëgjimit të librit audio të regjistruar.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të identifikohen në aplikacionin Mobil vetëm me inicialet e tyre dhe një fjalëkalim të ofruar nga ne.

Aplikacioni do t’u ofrojë përdoruesve mundësitë e aksesueshmërisë për të gjetur më mirë librat për të dëgjuar, për të shënuar se ku janë ndalur dhe për të rifilluar kur të gjejnë kohën.

Mjetet e mbledhura do të shpërndahen në këtë formë:

– Audio editimi i librave të incizuar;

– Marrja e të drejtës autoriale për libra;

– Avansimi i web platformës;

– Mbulimi i shpenzime të vullnetarëve;

– Zhvillimi i aplikacionit për smartphone.

Linja Buxhetore:

1) Marrja e të drejtës autoriale € 1 000,00
2) Studiot incizuese € 500,00
3) Editimi i librave me zë € 500,00
4) Zhvillimi i aplikacionit telefona të menqur € 1 600,00
5) 10% kredit-kartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës € 400,00
Gjithsej € 4 000,00

Për të kontribuar në këtë projekt, klikoni këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version