Site icon Telegrafi

Liberta dhe Saranda tallin modelet e sotme (Foto)

Dikur prej modeleve më të kërkuara dhe më atraktive në trojet shqiptare, Liberta Spahiu dhe Saranda Shala, po tallen me modelet e ditëve të sotme.

Një postim i Liberta Spahiut në Instagram e shfaq atë në vitet e arta të saj kur ishte në top formë, së bashku me Saranda Shalën.

Të dyja kanë ndërtuar karriera të suksesshme me kalimin e viteve larg prej modelizmit, megjithatë, ato kanë kujtuar kohën e artë duke talluar modelet e sotme, transmeton Telegrafi.

“Atëherë kur ishin vetëm 3-4 modele në shtet”, ka shkruar Liberta në foton e publikuar.

Ndërsa ka pasuar një koment i Saranda Shalës, e cila aludon se modelet e sotme profesionin po e shfrytëzojnë për shumë më shumë se sa vetëm për modelizëm.

“Atëherë kur modelet ishin vetëm modele”, ka shkruar Saranda.

Sot në tregun shqiptar janë qindra modele, por që shpeshherë edhe janë përfolur për lidhjet e dyshimta me biznesmenë e trashëgimtarë të pasur e më në moshë. /Telegrafi/

Exit mobile version