Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin të preferuarin e tyre në javën e parë të Big Brother VIP Kosova 2

Ka kaluar tashmë një javë që nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Shtëpia më e famshme në Kosovë edhe këtë vit ka mirëpritur konkurrentë të profileve të ndryshme e mjaft interesant.

20 banorët e këtij formati për këto pak ditë kanë sjell harmoni e kanë shpalosur mjaft detaje për publikun.

Foto: Telegrafi

Telegrafi ndërkohë ka realizuar një sondazh për të mësuar preferencat e lexuesve deri në këtë pikë të lojës.

Siç mësohet, Visar Dërmaku apo Gani Gërmia është i pari me gjithsej 32 për qind.

Tutje, bukuroshja nga Gjilani Vesa Vllasaliu është shpallur e dyta me 18 për qind, gjersa i treti banor më i preferuar është Ylli Dervishi apo Buci.

Pas tyre, pasojnë Edona James dhe Alba Vukaj, ndonëse të tjerët nuk janë edhe aq favorit.

* Ky sondazh është i realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.