Telegrafi

Lexuesit e Telegrafit votojnë për futbollistin e ndeshjes Gjeorgji-Kosovë, Dresevic merr më së shumti vota

Kosova ka marrë tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Gjeorgji.

Dardanët kanë fituar me rezultat minimal 0-1, falë një goli të realizuar nga sulmuesi Vedat Muriqi.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e të përzgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.

Redaksia e sportit në Telegrafi ka hapur si gjithmonë sondazh pas ndeshjes, ku lexuesit kanë votuar për lojtarin më të mirë.

Ibrahim Dresevic ka qenë lojtari që është votuar më së shumti nga lexuesit e Telegrafit me 712 vota.

Pas Dresevic në listë ndodhen Valon Berisha me 428 vota si dhe Florent Hadergjonaj me 362 të tjera.

֝Nga 1.080 vota kjo është top treshja: Ibrahim Dresevic (29% apo 712 vota), Valon Berisha (18% apo 428 vota) dhe Florent Hadergjonaj (15% apo 362 vota).

Renditja e plotë: Vedat Muriqi (10%), Elbasan Rashani (8%), Aro Muric dhe Amir Rrahmani (5%), Lirim Kastrati (3%), Mergim Vojvoda, Fidan Aliti, Zymer Bytyqi, Florian Loshaj, Besar Halimi, Herolind Shala dhe Mirlind Kryeziu (1%). /Telegrafi/