Telegrafi

Lewandowski thotë se është i prekur nga fjalët e Messit

Robert Lewandowski ka sqaruar se fjalët e Lionel Messit ndaj tij në ceremoninë e “Topit të Artë” e kanë “prekur vërtetë”.

Argjentinasi pranoi se polaku duhet të ketë të paktën një Top të Artë në emrin e tij në këtë pikë të karrierës së tij duke pasur parasysh përsosmërinë e tij në fushë me Bayern Munich.

Dhe pas një interviste në të cilën Lewandowski thotë se ai ishte keqinterpretuar si duke vënë në pikëpyetje qëllimet e Messit, sulmuesi polak ka thënë se “ato nuk ishin fjalë boshe” që i drejtoheshin atij.

“Fjalët e Messit ndaj meje [për Topin e Artë] më prekën me të vërtetë”, deklaroi Lewandowski për Bild . “Nuk ishin fjalë boshe, ishte një moment i bukur në karrierën time”.

“Unë fola vetëm disa fjalë me Leon [ballë për ballë], sepse spanjishtja ime nuk është aq e mirë. Fola me Kylian [Mbappen] në anglisht, ai më pas përktheu për Leon. Ishte një natë e mrekullueshme”.

Për atë që do të duhej për të fituar Topin e Artë në të ardhmen, Lewandowski shtoi: “Ka të bëjë me detaje të vogla, gjithçka duhet të jetë në vend. Ajo që mund të garantoj është se do të vazhdoj të bëj punën time dhe të sjell paraqitjet e mia më të mira”. /Telegrafi/