Robert Lewandowski është takuar me super-agjentin Pini Zahavi për një drekë ku sipas të gjitha gjasave u fol për largim nga Bayern Munich.
SunSport e ka bërë publike takimin me disa foto duke i përforcuar fjalët që sulmuesi do të largohet nga gjiganti gjerman.
Polaku ia ka bërë të qartë klubit se e do largimin, ndërsa për të në garë janë futur Chelsea dhe Real Madridi.
Kampionët e Bundesligës mund të jenë të detyruar ta shesin lojtarin edhe pse ka tri vite në kontratë.
Sipas SunSport, Leëandoëski është takuar me agjentin Zahavi në Izakaya Asian Kitchen në Munih.
Lewandowski i ka ndarë rrugët me agjentin e tij Cezary Kucharski, që ishte me të për 10 vite për tu bërë bashkë me Zahavi që nga shkurti.
Agjenti izraelit është i lidhu ngushtë me Chelsean, por ka qenë pjesë edhe e transferimit të Neymar te Paris Saint-Germain nga Barcelona. /Telegrafi/