Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, e ka fituar çmimin për sulmuesin më të mirë të vitit që u nda në ceremoninë e Topit të Artë.
I pandalshëm para portës, polaku ka realizuar rreth 60 gola brenda vitit 2021, prandaj është më meritor për këtë trofe.
Duhet theksuar se çmimi për sulmuesin më të mirë të vitit ndahet për herë të parë në një ceremoni të Topit të Artë.
👏👏👏 @lewy_official #BallonDor #MiaSanMia https://t.co/rP9OpPT15W
— FC Bayern München (@FCBayern) November 29, 2021
Në anën tjetër, Lewandowski është në garë edhe për çmimin kryesor të mbrëmjes – Topi i Artë.
Megjithatë, konkurrenca në atë garë është shumë më e madhe dhe pritet të shihet se kush do të jetë fituesi. /Telegrafi/