Robert Lewandowski do ta përfundojë vitin 2019 si golashënuesi më i mirë në nivelin elitar të futbollit botëror.
Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje me klubin e tij dhe kombëtaren polake që nga 1 janari.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar këtë kurorë në dekadën e fundit, përveç kur Edin Dzeko (2009) dhe Harry Kane (2017), dolën mbi ta.
Këtë vit, Messi ka shënuar 50 gola në 58 ndeshje, duke i humbur katër ndeshje me Argjentinën pasi u pezullua për deklaratat e tij në Copa America.
Në vendin e tretë është Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 44 gola në 49 ndeshje për Paris Saint-Germain dhe Francën.
Raheem Sterling aktualisht është në vendin e katërt me 41 gola për Manchester Cityt dhe Anglinë, dhe ai mund të shtojë këtë numër pasi në Angli ka ende ndehsje.
Jashtë Evropës, Eran Zahavi (40 gola për Guangzhou R&F dhe Izraelin) dhe Carlos Vela (38 gola për LAFC ). /Telegrafi/