Robert Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të mirë që ka bota e futbollit.
Ylli polak ka mbajtur formë konstante në vitet e fundit ku me golat e tij ka qenë vendimtar për Bayernin e Munichut.
Së fundmi një gol nga Lewandowski i kanë dhënë fitoren minimale 1-0 Bayernit ndaj skuadrës së fundit në tabelë Kolnit.
Goli ndaj Kolnit ka qenë tejet i rëndësishëm për polakun i cili e ka quar në 53 numrin e golave të shënuar brenda vitit kalendarik 2017 me Kombëtaren e tij dhe klubin.
Lewandowski ka një përqindje mjaftë mbresëlënëse ku ka zhvilluar 53 takime dhe ka shënuar po aq gola.
Tani synimi i tij do të mbetet të shënoj po aq gola sa ka paraqitje dhe kjo gjë nuk është e paarritshme.
Kësisoj numri nëntë i Bayernit ka kaluar edhe Lionel Messin e Cristiano Ronaldon sa i përket përqindjes për gola.
Argjentinasi ka zhvilluar 62 ndeshje për të shënuar 53 gola në këtë vit kalendarik, ndërkohë Ronaldo ka 58 ndeshje dhe 52 gola. /Telegrafi/