Site icon Telegrafi

Lewandowski mbetet i vendosur të largohet nga Bayern Munichu për te Barcelona

Robert Lewandowski mbetet i vendosur të largohet nga Bayern Munich për t’u transferuar te Barcelona këtë afat kalimtar veror.

Kushtet personale janë rënë dakord prej muajsh dhe siç qëndrojnë gjërat, nuk ka biseda me klubet e tjera.

Lewandowski ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me Barcelonën, e cila do të kontaktojë sërish Bayernin për të provuar të arrijë marrëveshje përpara se skuadra gjermane të kthehet në përgatitje para-sezonale.

Lexo po ashtu Detajet e bisedës së Xavit me Lewandowskin në Ibiza

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kuptohet që Lewandowski nuk dëshiron që gjërat të zvarriten përtej kësaj. Ai ka bërë gjithçka që mundet për ta detyruar këtë lëvizje.

Barcelona është e vendosur të arrijë sulmuesin e klasit botëror këtë verë për t’i ndihmuar ata të plotësojnë diferencën prej 13 pikësh që patën me Real Madridin sezonin e kaluar.

Dhe Lewandowski është sigurisht i tillë. Golashënuesi polak është një nga sulmuesit më elitarë në historinë e futbollit evropian dhe do të sillte kaq shumë gola në Camp Nou. Ai ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje për Bayernin. /Telegrafi/

Exit mobile version