Telegrafi

Lewandowski ëndërron transferimin te Real Madridi

Ylli i Bayern Munichu, Robert Lewandowski thuhet se preferon transferimin e tij te gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Kontrata e yllit polak të Bavarezëve skadon në verën e vitit 2023 dhe disa ekipe kryesore evropiane janë lidhur me transferimin e tij.

Klubet angleze si Chelsea dhe Manchester City shiheshin si favorit për transferimin e polakut, por tani ka një skuadër tjetër në horizont.

Lexo po ashtu Lewandowski mund të përfundojë te Man City në verë

Sipas gazetës spanjolle AS, Lewandowski e ka zemrën e tij të vendosur për t’u bashkuar me Real Madridin.

Lewandowski thuhet se është i gatshëm të refuzojë edhe ofertat më të mëdha dhe ta ulë pagën e tij për t’u transferuar te gjigantët spanjollë.

Ndryshe, Lewa ka qenë në të kaluarën disa herë i kërkuar nga Los Blancos, por së fundmi fokusi i klubit mbretëror ka kaluar te Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. /Telegrafi/