Site icon Telegrafi

Lewandowski e pranon se Benzema meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’, por nuk harron të ironizojë për atë që i ndodhi tre vite më parë

Robert Lewandowski ka dhënë përgjigjen e tij se kush duhet ta fitojë çmimin më të vlefshëm individual, ‘Topin e Artë’.

Sulmuesi polak i Barcelonës mendon si shumica e futbolldashësve se Karim Benzema e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ për vitin 2022.

Sigurisht që francezi është favoriti kryesor për një gjë të tillë, por Lewa mendon se ai duhet ta fitojë.

Gjithsesi sulmuesi polak ka ironizuar me faktin se tre vite më parë ceremonia u anulua shkaku i COVID-19 dhe ai nuk e fitoi çmimin e shumëkërkuar.

“Benzema është një nga pretendentët kryesor. Nëse nuk e anulojnë, atëherë sulmuesi i Real Madrid ndoshta do ta fitojë këtë vit”, deklaroi Lewa për Movistarplus.

Në sezonin 2019-20 Lewandowski ishte favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ pasi kishte fituar gjithçka me Bayernin dhe polaku kishte realizuar 55 gola.

Por në atë vit ceremonia u anulua shkaku i COVID-19 dhe Lewa ka mbetur pa ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/ 

Exit mobile version