Telegrafi

Lewa: Barca dhe Reali s’janë hap para për mua

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, thotë se kalimi te Barcelona ose Real Madridi nuk do të ishin një hap para në karrierën e tij.

Polaku ka kohë që po kërkohet nga gjiganti madrilen, me spekulimet që po rriten vazhdimisht.

Në një intervsitë për Bild, sulmuesi ri përsërit qëndrimin e tij se ai nuk ka renovuar kontratën me Bayernin pa lidhje, por për të qëndruar.

“Bayerni është një nga ekipet më të mira në botë në një nivel me Realin dhe Barcelonën. Një kalim i imi tek ato dy klube nuk do të ishte një hap përpara. Ne mund të fitojmë secilin trofe”.

“Përpos kësaj, ndihem shumë komod në Munich”, deklaroi ‘Leëangolski’.

/Telegrafi/