Site icon Telegrafi

“Lëvizte me shpejtësi të madhe” – detaje të reja bëhen të ditura, lidhur me raketën ruse që dyshohet se hyri në Poloni

Presidenti polak, Andrzej Duda ka mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi dyshohet se një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore të Polonisë, mëngjesin e së premtes.

Sipas medium polak RMF24, dëshmitarët e pane objektin “duke lëvizur me shpejtësi të madhe” mbi fshatin Dolhobyczow në Lublin Voivodeship, që është më pak se 5 kilometra nga kufiri ukrainas, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Raketa ruse në qiellin e Polonisë, presidenti polak mbledh urgjentisht kabinetin e Sigurisë Kombëtare

Duda tani ka bërë thirrje për një takim urgjent, derisa NATO ka thënë se po e monitoron situatën.

Raketa ruse, sipas raportimeve kishte hyrë në hapësirën ajrore polake dhe kishte fluturuar për tre minuta, përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Ende nuk dihet se ku përfundoi, megjithatë një hetim ka nisur për mbeturina të mundshme në rajonet afër kufirit me Ukrainën.

Lexo po ashtu Raketa ruse hyri në hapësirën ajrore të Polonisë dhe qarkulloi për tre minuta - vjen reagimi i NATO-s

Prej se ka filluar lufta në Ukrainë, së paku dy raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak. /Telegrafi/

Exit mobile version