Telegrafi

Lëviznin me 150 kilometra në orë, përplasen drejtpërdrejtë me veturën e parkuar në mes të rrugës – mbesin të vdekur në vend motoçiklistët

Në internet shfaqen video të ndryshme të aksidenteve, madje disa përfundojnë me fatalitet.

Megjithatë, videoja që shfaq vdekjen e dy të rinjve me motoçikleta ka shokuar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin, transmeton Telegrafi.

E gjitha fillon kur motoçiklisti që kishte kamerë në helmetë po filmonte udhëtimin e tij derisa po lëvizte me 150 kilometra në orë.

Pak sekonda më pas shihet se si miku i tij e tejkalon dhe vazhdon rrugëtimin nëpër një rrugë në një terren malor.

Megjithatë në një moment motoçiklisti i parë zhduket nga objektivi i kamerës për shkak të një kthese, duke mos e ditur se pikërisht aty ishte parkuar një veturë në mes të rrugës – ku pas përplasjes së drejtpërdrejtë mbetet i vdekur në vend.

Të njëjtin fat e pat edhe vetë autori i videos, që pak sekonda pas tij u përplas dhe mbeti i vdekur në asfalt. /Telegrafi/