Telegrafi

Lëvizjet potenciale të trajnerëve

(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram)

Paris Saint-Germaini e ka konfirmuar se Thomas Tuchel nuk është më trajner i kampionit francez.

Tashmë janë duke qarkulluar disa spekulime për lëvizjet potenciale të trajnerëve që ndërlidhen pikërisht me këtë shkarkim.

PSG hezitoi ta konfirmonte pasardhësin e strategut gjerman, mirëpo raportohet se Mauricio Pochettino tashmë ka marrëveshje bazë me klubin parisien dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Në anën tjetër, duket se Tuchel nuk do të qëndrojë gjatë pa klub, meqë për shërbimet e tij ka shprehur interesim pronari i Chelseat, Roman Abramovich.

(Foto: Screenshot/Twitter/Instagram)

Frank Lampard i ka orët e numëruara në krye të Bluve dhe është raportuar se ish-mesfushori i klubit rrezikon shkarkimin.

Strategu gjerman konsiderohet pasardhës potencial i tij, pasi që me gjithë shpenzimet marramendëse, skuadra e Chelseat nuk po e tregon potencialin që ka. /Telegrafi/