Site icon Telegrafi

Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, Mujanoviq: Vuçiq duhet konfrontuar, ndryshe nuk jemi të sigurt

Analisti dhe gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq ka komentuar lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, pasi kryeministri Albin Kurti publikoi pamjet.

Mujanoviq në një postim në “X” ka thënë se nëse Kosova nuk është e sigurt, atëherë nuk është e sigurt as Bosnja, Mali i Zi e as Evropa.

“BeH-së i është dhënë statusi negociator i BE-së, ne kemi harruar më shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës. Nëse Kosova nuk është e sigurt, as Bosnja, as Mali i Zi, as Evropa. Vuçiq duhet konfrontuar”, ka shkruar Mujanoviq.

Lexo po ashtu Cilat ishin mesazhet që përçoi Kurti me pamjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, flasin ekspertët

Kryeministri Albin Kurti publikoi një video mbrëmjen e së enjtes, ku shihen forcat serbe duke patrulluar me mjete ushtarake.

I pari i Qeverisë tha se patrullimet ishin shumë afër kufirit me Kosovën.

Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version