Site icon Telegrafi

Lëvizjes Vetëvendosje i bashkohet Avni Fetahu, kryesues i këshilltarëve komunal të LDK-së në Podujevë

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë.

Në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se Avni Fetahu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe se përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i tij do t’i shërbejë shumë Lëvizjes, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, transmeton Telegrafi.

“Avni Fetahu ka përvojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version