Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur takim me qendrat e saj nëpër Kosovë, në të cilën mori pjesë kryeministri, njëherësh kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, e ku u diskutua edhe për procesion e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik, të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Në takimin e sotëm Kurti i njoftoi përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes për miratimin e buxhetit për vitin 2022 që është edhe buxheti më i madh deri tani në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh.
“Ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve. Aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë”, ka thënë Kurti.
Në takim u tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat e tjera të Kosovës.
Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. /Telegrafi/