Site icon Telegrafi

Lëvizja Vetëvendosje ndryshon statutin, Kurti mbetet kryetar i partisë edhe nëse bëhet Kryeministër

Me Statutin aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse kreu i VV-së bëhet kryeministër shteti, duhet ta lirojë pozitën e kreut të partisë.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurat për ndryshimin e statutit, e me ndryshimet e reja Albin Kurti mund të mbajë dy pozita, atë të kryeministrit të shtetit dhe krut të VV-së.

Albin Kurti doli politikani më i votuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Rrjedhimisht ai pritet që të bëhet edhe kryeministër i Kosovës.

Por, në momentin që do ta merr këtë pozitë atij do t’i duhet ta lë postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi që Statuti aktual i partisë që ai drejton  këtë çështje e ka të rregulluar në këtë formë.

Por kjo duket se do të ndryshojë.

Madje Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur të punojë intensivisht që të ndryshojë këtë pikë të Statutit.

Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie, por edhe në krye të Qeverisë, shkruan Express.

Por një ndryshim të tillë nuk e shohin shumë të shëndetshëm për VV, njohësit e situatës politike në vend.

Madje po konsiderojnë që do të ndikonte në imazhin e VV-së.

Sipas Arton Demhasajt nga Organizata “Çohu”, kjo do t’i jepte të drejtë ndarjes së VV dhe PSD-së.

Në fund të vitit 2017 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishin filluar përçarjet.

Pozita e kryetarit ishte ajo që kishte krijuar pakënaqësi tek grupi që u ndanë, e që  tashmë i përkasin  PSD-së.

Ata nuk pranuan edhe një kandidim të Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.

Exit mobile version