Site icon Telegrafi

Lëvizja Popullore për Maqedoni: KSHZ-ja nuk vepron sipas logjikës së drejtësisë

Lëvizja Popullore për Maqedoninë ka reaguar ndaj vendimit të KSHZ-së për të mos pranuar listën e kandidatëve të kësaj partie politike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, KSHZ-ja vendos sipas logjikës politike, e jo sipas ligjiksë së drejtësisë. LPM-ja thotë se nuk janë të vërteta informacionet për parregullsi të listës së tyre të kandidatëve.

Lexo po ashtu KSHZ-ja refuzoi listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Popullore të Maqedonisë

Të gjitha vërejtjet e bëra nga KSHZ-ja, sipas LPM-së, janë të pavërteta, ndërkaq thonë se njoftimi i KSHZ-së për parregullsitë e listës së LPM-së, ka shkuar në duar të një T.P, të cilën, kjo parti nuk e njeh aspak./Telegrafi/

Exit mobile version