Platforma Spotify ka prezantuar top pesë ‘podacast’-et dhe këngët më të dëgjuara të vitit 2021.
Këngëtarja fenomen e vitit të kaluar, Olivia Rodrigo, është ajo e cila udhëheq Top pesëshen me hitin e saj “drivers license”, gjersa edhe kënga “Good 4 U” është kënga e katërt më e dëgjuar.
Pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Kënga e saj “Levitating” është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit nga përdoruesit e platformës Spotify.
Kjo këngë e cila vjen në dy versione, një solo dhe një tjetër në bashkëpunim me reperin DaBaby, u shpall njëherësh kënga më e dëgjuar e vitit 2021 në Amerikë nga Billboard.
“Levitating” është një nga këngët hit të albumit “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, të cilin ajo e publikoi në mars të vitit 2020.
Dua Lipa përndryshe u shpërblye mbrëmjen e djeshme (e martë) me çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”, në Brit Awards 2022, por nuk ishte prezente për të marrë fizikisht çmimin, pasi ndodhet në Miami për turneun e saj.
Fortune ka sjell statistikat vjetore të Spotify 2021.
Këto janë pesë këngët më të dëgjuara të vitit:
1. Olivia Rodrigo – “Drivers Livense”
2. Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)
3. The Kid LAROI dhe Justin Bieber – “Stay”
4. Olivia Rodrigo – “Good 4 U”
5. Dua Lipa dhe DaBaby – Levitating
Ndërkohë, pesë artistët më të dëgjuar të vitit 2021 janë:
1. Bad Bunny
2. Taylor Swift
3. BTS
4. Drake
5. Justin Bieber
‘Podcast’-et më të dëgjuara të vitit 2021 janë:
1. The Joe Rogan Experience
2. Call Her Daddy
3. Crime Junkie
4. TED Talks Daily
5. The Daily
Spotify përndryshe është “shtëpia” e mbi 82 milionë këngëve dhe 3.6 milionë ‘podcast’-eve. /Telegrafi/