Site icon Telegrafi

“Levitating” e Dua Lipës është kënga që presidentja Vjosa Osmani e ka dëgjuar më së shumti gjatë këtij viti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së fundmi ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Osmani iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, teksa në njëri nga to ka treguar edhe për këngën të cilën e ka dëgjuar më së shumti gjatë kësaj periudhe.

Presidentja zbuloi se është hiti botëror i Dua Lipës “Levitating” të cilin ajo e ka dëgjuar më së shumti gjatë këtij viti, postimin e Osmanit më pas e ka ripostuar në llogarinë e saj edhe ylli shqiptar me famë ndërkombëtare.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Osmani ka treguar vazhdimisht përkrahjen e saj në mënyra të ndryshme për artistet shqiptare me famë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Dua Lipa nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards - flet me krenari edhe për Kosovën

Presidentja madje ka shoqëruar artisten 26-vjeçare edhe në pranimin e saj të çmimit “Artistja e shquar e vitit 2021” në Këshillin Atlantik që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ndërsa, me “Levitating” ndër suksese të tjera, Lipa në mars të këtij viti u bë artistja e vetme femër që ka qëndruar më së shumti në “Billboard Hot 100”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version