Telegrafi

Letra e ushtarëve rusë nga Donetsku: Gjaku po rrjedh gjithandej, kemi humbur 300 ushtarë

Rusët po i brengosin humbjet e mëdha që i pësuan brigada e marinës ruse, në anë tjetër guvernatori i distriktit Primorski Kraj në Lindjen e Largët, mohoi ankesat e pretenduara nga ushtarët, të cilat i referohen numri të ushtarëve të vrarë në beteja.

Pjesëtarët e brigadës së 155-të të marinës ruse, në rrethana të zakonshme janë të stacionuar në Paqësor, por ata janë ankuar në një letër dërguar guvernatorit të Primorski Krajit, se pas katër ditëve luftime në Donetsk, kanë humbur 300 ushtarë, transmeton Telegrafi.

Në këtë numër përfshihen të vrarët, plagosurit dhe bashkëluftëtarët e tyre që po konsiderohen si të zhdukur.

Guvernatori Oleg Kozhemjanko në Telegram publikoi videon, ku theksohet se “ka pasur humbje të mëdha, por jo të atyre përmasave” siç pretendohet në letër.

Duket tentuar ta fsheh realitetin e hidhur, ai tha se për këtë e kanë siguruar eprorët ushtarët nga fushëbeteja – duke shtuar se hetuesit ushtarak duhet ta hetojnë rastin nëse dikush këtu nuk po e tregon të vërtetën.

Letra përmban akuza në llogari të komandantëve rusë që po i dërgojnë ushtarët në “ofensiva të paimagjinueshme”.

Madje janë ankuar se një brigadë ka humbur gjysmën e pajisjeve ushtarake. “Gjaku po rrjedhë gjithandej”, thuhej ndër tjera.

Ata akuzuan eprorët e tyre për tentim të fshehjes së humbjeve të mëdha dhe se nuk kujdesen fare për mirëqenien e ushtarëve. Madje në letër u theksua se komandantët i quajnë ata mish për top. /Telegrafi/