75 vjetori i kryengritjes popullore maqedonase mbrëmë ishte shënuar edhe me akademinë solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Akademia solemne njëkohësisht prezantoi edhe lëshimin në përdorim të objekteve të reja në Kuvend, gjegjësisht kupollës së madhe dhe sallës së kongreseve. Në këtë ngjarje ndër të tjerë ishte edhe kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.
Me këto ndryshime, Kuvendi fitoi 4000 metër katror me të cilat tani hapësira e Kuvendit arrinë 18000 metër katror. Ky proekt masiv zgjati 6 vjet, duke u planifikuar të harxhohen 10.5 milion euro por përfundoi me 20.6 milion euro harxhime. /Telegrafi/