Telegrafi

Leroy Sane shtyn Man Cityn dhe Bayern Munichut të gjejnë kompromis

Sulmuesi gjerman, Leroy Sane dëshiron të largohet nga Manchester City për t’u transferuar te Bayern Munichu këtë verë.

Bayeri nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të transferuar yllin gjerman, por deri më tani kanë dështuar shkaku i ofertave të ulëta.

City dëshiron 80 milionë euro për të shitur anësorin sulmues, ndërsa oferta e fundit e Bayernit ishte 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Guardiola e konfirmon largimin e Sanes nga City dhe tregon skuadrën e ardhshme të gjermanit

Sipas Fussball Transfers, negociatat nuk kanë lëvizur që nga atëherë, por me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, Sane mund të nënshkruaj para-kontratë nga 1 janari dhe të bashkohet falas me Bayernin verën e ardhshme.

Sidoqoftë, Sane dëshiron që marrëveshja të bëhet tani dhe po i shtyn të dy klubet të gjejnë një kompromis për transferimin e tij.

Nga ana e tij, sulmuesi gjerman nuk do të konsiderojë nënshkrimin e kontratës së re me Cityn, pasi ka ndarë mendjen për t’u rikthyer në Bundesliga. /Telegrafi/