Real Madrid vazhdon të marr oferta, ku disa janë të drejtpërdrejta dhe ka edhe të tjera, që vijnë anash, duke përfituar nga bisedimet për çështje të tjera.
Në këtë grup të fundit mund të futet edhe Leroy Sane që ka kontratë deri në vitin 2025 me Bayern Munichun.
Lajmi i publikuar nga DefensaCentral, është konfirmuar nga MARCA.
Sane iu ofrua Real Madridi gjatë negociatave për largimin e Luka Jovic në Fiorentina, pasi të dy ndajnë të njëjrën agjenci përfaqësimi.
Megjithatë, kjo nuk e afron shumë Sanen me skuadrën e Carlo Ancelottit.
🚨🎖 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Leroy Sané has been offered to Real Madrid❗️
His agents contacted the Spanish giants to offer #Sane. Right now, Real Madrid is focused on sales. Asensio’s exit could help his arrival, per @MarioCortegana. ⚪️⌛️⭐️ pic.twitter.com/50Tq3PbrkR
— Backroom Football (@BackroomFooty) July 14, 2022
Në Real Madrid aktualisht janë të fokusuar te largimet. /Telegrafi/