Telegrafi

“Lëre të rrjedhi” – Luizi telefonon Kiarën live nga koncerti ndërsa nuk mungon as me batuta

Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, këtë kohë ka qenë në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka performuar në disa vendet hitet e tij më të njohura përfshirë,”Përjetësisht”, “Me ty”, “2 Shotsa” etj.

Në një koncert të fundit ai ka telefonuar live partneren e tij, moderatoren Kiara Tito.

Foto: Screenshot/TikTok

I njëjti ua ka drejtuar fansave kamerën, të cilët kanë marrë një përshëndetje nga prezantuesja.

Lexo po ashtu “Arrogante pas famës”, ish-banorja Antoneta Koci zbulon takimet e pakëndshme me Kiara Titon

Artisti ndërkaq ia kënduar live këngën “Me ty”, të cilën ia dedikoi gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/TikTok

E krejt në fund nuk kanë munguar as batutat nga ana e Ejllit, ku Kiara i tha “Të dua”, e Luizi i është kthyer me frazën e famshme “Lëre të rrjedhi”.

Ata kanë nisur lidhjen në BBVA 2, gjersa në finale kurorëzuan dashurinë edhe me martesë. /Telegrafi/