Telegrafi

Lëre që ia vjedhin motoçikletën, por edhe në stilin Kung-Fu e rrahin britanikun – kamera e vendosur në një shtëpi regjistroi sulmin

Ky është momenti kur një hajn në stilin Kung-Fu godet motoçiklist para se së bashku me një hajn tjetër të maskuar t’ia vjedhin motoçikletën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Doncaster të Britanisë së Madhe, ku kamera e vendosur në derën e një shtëpie private ka filmuar tërë sulmin, transmeton Telegrafi.

Në video shihet motoçiklisti i veshur me të zezë duke u ndalur në oborrin e gjelbëruar të një shtëpi, megjithatë ai goditet në stilin Kung-Fu nga hajni që i vjen nga pas dhe e rrëzon në tokë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një hajn tjetër i maskuar i afrohet dhe fillon ta godet derisa në një moment largohen me motoçikletën e tij.

Pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga kjo ngjarje, motoçiklisti i bën thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë në identifikimin e sulmuesve që janë akoma në liri. /Telegrafi/