Telegrafi

L’Equipe zgjedh formacionin më të mirë që këtë vit do të luajnë në Serie A (Foto)

Gazeta L’Equipe ka nxjerrë formacionin më të mirë të Series A, me lojtarë nga Juventusi, Napoli, Milani dhe Roma.

Gazeta ka nxjerrë një formacion me lojtarët më të mirë duke e përdorur formacionin 4-3-3.

Gianluigi Buffon është në portë, me Alex Sandro dhe Andrea Contin në krahë.

Në qendër është Kalidou Koulibaly i Napoliit dhe Leonardo Bonucci i Milanit.

Mesfusha përbëhet nga Radja Nainggolan, Miralem Pjanic dhe Mark Hamsik.

Sulmi përbëhet nga Dries Mertens, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

Si rezervistë janë Andrea Belotti, Dalbert dhe Edin Dzeko. /Telegrafi/