Telegrafi

‘L’Équipe’: Sanches te Milan, e kryer

Milan ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për Renato Sanches.

Gazeta e njohur franceze ‘L’Équipe’ shkruan se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e portugezit në Itali.

Marrëveshja është arritur në bazën e 40 milionë eurove.

Portugezi i lindur në vitin ’97, ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2021, kur erdhi nga Benfica për 35 milionë euro.

Ai zhvilloi 25 ndeshje në sezonin 2016-2017, ku shënoi vetëm një gol. /Telegrafi/