Site icon Telegrafi

L’Equipe raporton se vlera e Griezmannit po bie

Antoine Griezmann thuhet se është pajtuar që të kalojë te Barcelona në këtë afat kalimtar veror nga Atletico Madridi, ndërsa do të përfitojë 16 milionë euro pagë në sezon.

Sulmuesi francez i ka thënë javë më parë skuadrës madrilene se e dëshiron largimin, duke kërkuar kështu një aventurë të re.

Sipas L’Equipe, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Blaugranët, derisa klauzola e tij te Los Cholchoneros më 1 korrik aktivizohet në shumën prej 119 milionë eurosh.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi francez është pajtuar që ta ulë pagën e tij për t’u transferuar në Camp Nou, gjersa bëhet e ditur se ai do të përfitojë 10 milionë euro më pak.

Lexo po ashtu Gazeta L'Equipe zbulon pagën e Griezmannit te Barcelona

Por, një fakt tjetër interesant rreth transferimit të tij te skuadra katalunase, është se vlera e tij në tregun e transferimeve ka filluar të bie.

Siç transmeton Sun Sport, deri të hënën e javës së ardhshme, vlera e Griezmannit pritet të bie deri në 93 milionë euro, mirëpo klauzola e tij bën që Barcelona të paguajë 119 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version