Telegrafi

L’Equipe publikon listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1 – e gjitha përbehet prej anëtarëve të PSG-së

L’Equipe ka publikuar listën e pagave të lojtarëve më të paguar në Ligue 1.

Në top 10-she nuk është asnjë lojtar i klubeve të tjera, pasi e gjithë lista përbëhet prej atyre të Paris Saint-Germain.

Lojtari më i paguar është Neymar, që përfiton mbi katër milionë euro në muaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Pas tij renditet Lionel Messit që merr 3.3 milionë euro, i ndjekur nga pas prej Kylian Mbappes që fiton 2.2 milionë.

Më pas vijnë emra si Marquinhos dhe Marco Verratti, që fitojnë 1.2 milion euro.

Achraf Hakimi merr mbi një milion, e që pas tij vijnë Keylor Navas me një milionë, Angel di Maria me 950 mijë, Georginio Wijnladum e Ginaluigi Donnarumma me 916 mijë. /Telegrafi/