Juventusi gjithashtu është në garë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, sipas L’Equipe, pasi italianët duan të krijojnë një super-ekip së bashku me Cristiano Ronaldon.
Messi i ka thënë Barcës se ai dëshiron të largohet këtë verë dhe se klauzola në kontratën e tij që e lejon atë të largohet falas është akoma e vlefshme sipas tij për shkak të bllokimit të zgjatur nga COVID-19.
Sidoqoftë, sipas Blaugranave kontrata e lojtarit është vazhduar automatikisht deri në qershor 2021 dhe raportohet se presidenti Josep Maria Bartomeu madje ka refuzuar të takohet me Messin për të diskutuar ndonjë gjë tjetër përveç zgjatjes.
Një betejë ligjore është në rrugë, me klube të shumta të gatshme për të shfrytëzuar sa më shumë situatën.
Shumica janë dakord që Manchester City është favoritë për shkak të pranisë së Pep Guardiola dhe ndikimit të tyre financiar, por Inter dhe Paris Saint-Germain mbeten në garë.
Tani sipas L’Equipe, Juventus ka folur me babaim e Messit, Jorgen, i cili kohët e fundit bleu një apartament luksoz në Milano.
Sidoqoftë, kalimi i Messit te Juve duket e vështirë, pasi klubi torinez po përpiqen të ulin faturat shkaku i pagave të mëdha./Telegrafi/