Telegrafi

L’Equipe: Arsenali arrin marrëveshje me Barcelonën për huazimin e Coutinhos

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje për huazimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona deri në fund të sezonit 2019/20.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, skuadra londineze do ta huazojë mesfushorin ofanziv për një shumë rreth 20 milionë euro.

Raportimet bijën në kundërshtim me deklaratat që bëri Unai Emery ditë më parë, duke thënë se ata nuk kanë biseduar e kampionin e La Liga-së për brazilianin.

“Ne nuk kemi folur asnjëherë për Coutinhon”, ka thënë Emery pas humbjes që pësoi nga Barcelona në kuadër të trofeut “Gamper”.

Lexo po ashtu Emery: Nuk e kemi kontaktuar Barcelonën për Coutinhon

“Ai është një lojtar fantastik, por ne nuk kemi biseduar me Barcelonën për të. Në media është raportuar se ne kemi zhvilluar kontakte, por ajo nuk qëndron”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Por, mediumi francez është i bindur që Arsenali ka arritur marrëveshje me katalunasit për huazimin e Coutinhos që nuk e ka vendin e sigurt në Camp Nou. /Telegrafi/