Debati në mes të Xhuli Nurës dhe Vedat Bajrami ka përfshirë edhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova.
Reperi nga Shqipëria, Stresi e ka diskutuar këtë me dy banorët e tjerë Brunon dhe Andin edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Rap-artisti tha se përmendja e luftës në Kosovë që Xhuli dhe Vedati e kanë bërë në disa raste sipas tij është për të përfituar votat e publikut.
Ai tha se është i bindur që asnjëri nga ta nuk i ka ndihmuar në asnjë formë veteranët e luftës së fundit.
“Foli drejt kur duhet me fol, shumë veteran të luftës janë shumica që nuk i kanë kushtet e mira, këto fore të pazarit t’i mbajnë për vete si Xhuli si Vedati, as një shishe me ujë nuk ia kanë dërguar askujt para se me hy në Big Brother, unë them se edhe janë lëpirës votash”, ka thënë Stresi.
Ndërkohë, theksojmë që Xhuli dhe Vedati kanë debatuar ashpër edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm (e premte) për epitetin që aktori i dha modeles nga Drenica duke e quajtur ‘komandante e Dubait’.
E revoltuar dhe e përlotur, Xhuli tha se është ofendim i rëndë për të dhe se Vedati duhet t’i kërkoj një falje publike.
Ndryshe, kujtojmë që Melisa Lleshi ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e BBVK. /Telegrafi/