Site icon Telegrafi

Leopardin që ra në pusin e thellë, e ndihmuan të dilte nëpërmjet shkallëve të drurit (Video)

Banorët dhe mirëmbajtësit e pyllit, bashkuan forcat që të ndihmojnë një leopard të dilte prej një pusi të thellë, që ndodhet në Madhya Pradesh të Indisë.

Ata i zgjatën shkallët e gjata afro dhjetë metra, në të cilat për një kohë nuk u afrua, por kur u sigurua që gjithçka është në rregull i kaloi me vrap, transmeton Telegrafi.

“Nuk ishte më i vjetër se tri vjet dhe mund të ketë përfunduar në ujë, derisa përpiqej të gjente ushqim”, ka thënë një prej banorëve.

Videoja që mund të shikoni më poshtë, e tregon intervenimin që u bë për ta shpëtuar atë, para se grupi të largohet nga frika prej sulmit të kafshës. /Telegrafi/

https://youtu.be/FNcoWK9sO-M

Exit mobile version