Këngëtarja Leonora Jakupi së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri.
Kënga e re e këngëtares do të jetë me motive patriotike dhe do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
“Unë kam dëshirë që me 28 nëntor për ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, Ditën e Flamurit dhe daljen e UÇK-së në skenë, ta prezantojë një këngë”, ka thënë ditë më parë Leonora.
Xhirimet e videoklipit tashmë kanë filluar dhe sipas një fotografie të publikuar pjesë e këtij projekti do të jetë edhe aktori Mirush Kabashi.
Ndryshe Leonora Jakupi është duke punuar edhe rreth albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/