Telegrafi

Leonora Jakupi shfaqet elegante, teksa nxjerr në pah linjat seksi (Foto)

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka realizuar së fundmi disa fotografi të reja, të cilat menjëherë kanë marrë pëlqyeshmërinë e publikut.

E veshur me një fustan të zi, të qëndisur me pupla, Leonora promovonte më së miri veshjet e fundit nga Valdrin Sahiti për dyqanin “Altar” në Tiranë.

Lexo po ashtu Leonora në përgatitje të këngës së re (Video)

Leonora gëzon linja të lakmueshme trupore, ndaj dhe fustani transparent i ndihmonte që të binte në sy mjaft mirë trupi i saj seksi.

Përndryshe, Leonora ka bërë të ditur që ka filluar punën për këngën e re, e cila pritet të publikohet brenda pak javësh. /Telegrafi/