Telegrafi

Leonora Jakupi reagon pas ofendimit që Vedati ia bëri Xhulit në Big Brother VIP Kosova

Modelja Xhuli Nura dhe aktori Vedat Bajrami kanë pasur një debat të ashpër së fundmi me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Kosova.

Ata kanë debatuar rreth deklaratave të Xhulit, e cila kishte thënë në spektakël se Vedatit duhet t’i vijë turp dhe jo të krenohet me faktin se ka qenë refugjat në kohën e luftës në Kosovë, në vend që të luftonte.

Ndërkohë Vedati nuk është duruar dhe në një moment e ka ofenduar duke i thënë “komandante e Dubait”, duke iu referuar stilit të saj të jetës.

Lidhur me këtë ofendim ka reaguar këngëtarja e njohur me origjinë nga Drenica, Leonora Jakupi.

Lexo po ashtu Debat i tensionuar në Big Brother VIP Kosova, Vedati e quan Xhulin "komandante të Dubait"

Ajo ka publikuar një fotografi të bashkëvendases së saj në InstaStory, duke shkruar: “Ofendimet ndaj një gruaje janë të patolerueshme”.

Xhuli përndryshe ka treguar se ka një simpati shumë të veçantë për Leonorën dhe këtë e dëshmoi mbrëmjen e 17 shkurtit kur Jakupi ishte e ftuar për të interpretuar live në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory