Leonora Jakupi dhe Sabri Fejzullahu janë në përgatitje të një dueti, të cilin do ta sjellin për fansat e tyre të shumtë.
Sipas Prive, ka qenë këngëtarja ajo që ka njoftuar se është në përgatitje të materialit të ri muzikor e që do ta sjellë me këngëtarin e shumëpëlqyer.
Behet e ditur se incizimi tashmë ka përfunduar dhe dueti është duke u kompletuar.
Dy këngëtarët do ta shoqërojnë projektin e tyre edhe me një video muzikore që pritet të vijë në një të ardhme të afërt.
Ndryshe, Leonora kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen e saj me ç’rast është thënë se do të martohet.
Mirëpo, megjithëse ka pranuar se është në një lidhje romantike, ajo i ka hedhur poshtë thashethemet për martesë.
Sipas këngëtares, ajo mbetet e përkushtuar në karrierë, ndërsa akoma nuk ka bërë ndonjë plan për martesë.