Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo nuk e ka përjashtuar mundësine se Cristiano Ronaldo mund t’iu bashkohet në verën e ardhshme.
Ylli portugez u largua nga Real Madridi në vitin 2018 për 100 milionë euro, për të kaluar në radhët e Juventusit.
Por, Zonja e Vjetër është tani e gatshme që të shesë pesë herë fituesin e Topit të Artë për shkak të pagës së tij të lartë.
Rreth kësaj mundësie se 35-vjeçari mund të kalojë në Parkun e Princave, Leonardo nuk e ka mohuar kur është pyetur nga PSG TV.
“Sot, në futboll asgjë nuk është e ditur se çfarë do të ndodhë. Ndoshta nesër Cristiano Ronaldo zgjohet dhe thotë se dëshiron të luajë diku tjetër”, ka thënë drejtori sportiv i klubit nga Ligue 1.
“Kush mund të blejë atë? Është një rreth i ngushtë. PSG mund të hyjë në këtë rreth. Është diçka rreth mundësive”.
“Afati kalimtar? Ne duhet të përgatitemi dhe do të shikojmë çfarë lojtarë na duhen”, ka shtuar më tej Leonardo. /Telegrafi/